Av Altin Goxhaj: Edi Rama ka vendosur të na vrasë, e them me plot gojën
Avokati Altin Goxhaj ka qenë sot i ftuar në studion e Faxnews ku ka folur për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe shqiptarët për shkak të vendimeve të marra nga qeveria për izolim të plotë.
Ai ka akuzuar rëndë kryeministrin Edi Rama duke thënë se po përdor situatën e koronavirusit për të nxitur shpopullimin e Shqipërisë.
Ai madje ka guxuar të deklarojë se kryeministri Rama po vret qëllimisht shqiptarët duke dobësuar bujqësinë i cili është i vetmi sektor që mund të përdoret si burim të ardhurash.
Pjesë nga intervista e Altin Goxhaj:
Ai po tmerron publikun kur përmend mishin e qenit, ditë të zeza do vijnë për juve thotë, tamam si ai terroristi. Po vijnë në Shqipëri njerëz nga Arabia, Siria e kudo, ky është një plan që ky po e realizon në mënyrë përfekte për shpopullimin. Rama po e përdor koronavirusin si një thikë që po ia ngul në shpinë Shqipërisë. Erdhën lajme dje se po arrestohen fermerët, kanë filluar të mos lejojnë shqiptarët që të punohet toka, e kam thënë para 3 javësh këtu që do të ketë pasoja në ushqim. Turizëm këtë vit me sa duket nuk do të ketë fare edhe për shkak të të ardhurave. E vetmja ekonomi që mund të përdoret është bujqësia, Edi Rama ka vendosur që të na vrasë, e them me plot gojën, jo fizikisht por si popull dhe si komb. Ka marrë pushtet absolut për dy arsye, faktori ndërkombëtar i gjithi është në hallin e tyre, që duhet ti paguajmë ne problemet. Unë nuk besoj se do vijë ndonjë qindarkë ç’ka ardhur ka ardhur dhe nuk do të vijë asgjë, s’ka për të marrë fonde nga ato që janë alokuar për tërmetin. Nuk kanë lekë, ky nuk ka lekë për t’ju dhënë keq më vjen për shqiptarët. Veprimi që kreu pardje me vendosjen e shtet-rrethimit total, në cilin vend të Europës po zbatohet kjo masë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



