E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Av Goxhaj: Kryeministri mund t’ju heqë lirinë gjithkujt pa ligj por do të vijë dita kur atij do t’i hiqet liria me ligj e do të mbajë përgjegjësi ligjore
Publik News

Av Goxhaj: Kryeministri mund t’ju heqë lirinë gjithkujt pa ligj por do të vijë dita kur atij do t’i hiqet liria me ligj e do të mbajë përgjegjësi ligjore

JO, KYREMINISTRI NUK JUA HEQ DOT LIRINË ME AKT-NORMATIV APO ME URDHËR FACEBOOK. MADJE SE NË KORENË E VERIUT NUK HIQET LIRIA ME AKTE-NORMATIVE APO URDHËRA FACEBOOK-U NGA SHTETI I FACEBOO-UT.

Çdo masë ndëshkimore me HEQJE LIRIE apo me sekuestrim biznesi, pasurish paluajtshme apo të luajtshme edhe nëse shkruhen në ndonjë “Akt-Normativ” nga qeveria është NUL, pa vlerë ligjore. Kryeministri mund t’ju heqë lirinë gjithkujt pa ligj por do të vijë dita kur atij do t’i hiqet liria me ligj e do të mbajë përgjegjësi ligjore për heqjen e lirisë së qytetarëve pa ligj.

Deri më sot, në Kodin Penal të RSH nuk ka asnjë vepër penal të parashikuar që nëse shkel ndonjë orar lëvizje apo hap një biznes pa leje, të hiqet liria. Pra, gjithcka është e thënë nga Kryeministri apo e zbatuar nga nëpunësit e tij nuk janë gjë tjetër thjesht INSTALIM I DIKTATURËS në Shqipër.

Madje edhe kur “urdhërat” janë të ligjshëm (sepse deri më tani asnjë urdhër nga Kryministri i shpallur në facebook nuk është i ligjshëm dhe kushtetues) por edhe në këtë rast nuk konsiderohet KRIM por kundravajtje-penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 3 muaj dhe jo me vite sic thotë Kryeministri.

Neni 242
Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik
Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Ftojmë, juristët, avokatët, prokurorët apo gjyqtarët, këdo që njeh ligjin shumë mirë apo qoftë edhe gazetarët t’i drejtojnë qeverisë dhe Kryeministrit këto pyetje ose t’i përgigjen këtyre pyetjeve:

1. Të tregojnë fashën e orareve të lëvizjes së këmbësorëve dhe qarkullimit të mjeteve të parashikuar dhe shkruar në ndonjë “Akt Normativ”, sepse na janë tharë sytë për t’i parë këto fasha oraresh kufizimesh.

2. Heqja e lirës a kryhet me “Akt-Normativ” dhe urdhër të Kryeministrit apo vetëm me vendim gjykate dhe vetëm nëse rezulton pozitiv me covid-19. (Neni 27/d Kushtetuta).

3. A ka fuqi fuqi akti-normativ më shumë sesa Kushtetuta e Kodi Penal? (Hiearkia normave).

4. Akt-Normativ përpara shpalljes gjendjes së fatkeqësisë natyrore që ka kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve përpara se të shpallej gjendja fatkeqësisë natyrore, a është anti-kushtetutes dhe anti-ligjor?

Studio Ligjore
Aga & Goxhaj Law Firm
+355 67 634 0 634

Marrim përsipër të këshillojmë pro-bono (falas) këdo që cënohet nga masat e qeverisë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.