E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avdylaj telefonon vëllanë e deputetit të PS: Po punoj me njerëzit, t’i japim një 10-0 që edhe ai sipër të habitet
Politikë

Avdylaj telefonon vëllanë e deputetit të PS: Po punoj me njerëzit, t’i japim një 10-0 që edhe ai sipër të habitet

Pjesë e përgjimeve të publikuara nga BILD është edhe ajo e Astrit Avdylajt me vëllanë e deputetit të PS-së, Ilir Ndraxhin.

adv

 

Sipas BILD, Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Shijakut i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama përmes Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit, që Ilir Ndraxhi (aktualisht deputet) të vendoset në listën e kandidatëve të të PS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Si dëgjohet në bisedën telefonike, Avdylaj e pyet të vëllain nëse kandidati i mundshëm i PS për deputet ka marrë ndonjë telefonatë nga lart (Rama) për t’u konfirmuar si kandidat i PS. Më tej, Astriti zotohet se ata do punojnë fort që ta surprizojnë “të gjatin” me një rezultat pozitiv 10 me zero.

Përgjimi

Ndraxhi: Tito, të rujt zoti

Avdylaj: Si je, ç’kemi?

Ndraxhi: Mirë

Avdylaj: Ca bohet?

Ndraxhi: Hic o mirë, ja ktu, me cunin, si jeni?

Avdylaj: Asgjë vllai, mirë mo kalojmë vllai, të mora për të pyet a e kanë thirrë gjë, a ndonjë gjë, a akoma?

Ndraxhi: Për ku?

Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje, ndonjë gjë vllait apo jo?

Ndraxhi: Jo mo, ai thotë që do takohen. Ai tha, Juli ka folur dhe do takohen nesër. E mori në telefon mbrëmë dhe i tha do takohen me Ridin, Astritin dhe Julin.

Avdylaj: Po

Ndraxhi: Edhe pastaj do takohen me atë. Po me Gjushin në fakt do takoheshin për punë pune, si nga ana e punës…

Avdylaj: Ehe, ok, ok, ja unë po pres më një fjalë, ja nesër, pasnesër. Ai (Doko) më tha mua . Unë, ne me një fjalë e kena në xhep,  si me thënë a e kupton vllain tat?

Ndraxhi: Po, po,

Avdylaj: Ne po presim, ai më tha mua, deri më 25, ishte edhe Eltoni(Arbana) aty, Eltonin  e vuni, o të 10 o të 11 i tha Eltonit,

Ndraxhi: Arbanës e? Epo mirë

E kam shumë shumë dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai siper (Edi Rama) që duhet të na shofi me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë

Astrit Avdylaj: Do të jap një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet (Edi Rama)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.

Astrit Avdylaj: Mirë, rrob zoti

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit

Astrit Avdylaj: Po e kem, a se e bëj vetë pa merak

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit

Astrit Avdylaj: Asgjënë

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim

Pergjimin e telefonates e degjoni duke klikuar te  LINKU 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.