E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
avetëvritet kuksiani i akuzuar për vjedhje
Publik News

avetëvritet kuksiani i akuzuar për vjedhje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun ‘313’. Një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në ambientet e qelisë së tij. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se personi që i ka dhënë fund jetës quhet Bilbil Hasani dhe ka qenë i dënuar për vjedhje.

Burimet policore tregojnë se Hasani ishte nga Kukësi dhe ishte banor në Kamzë. Burimet saktësojnë se Hasani ka shfaqur probleme me depresionin prej disa kohësh pasi nuk e përballonte dot jetën e burgut.

Ai ishte i arrestuar në vitin 2019, ndërkohë që mësohet se ka qenë i denoncuar edhe më herët për të njëjtën vepër penale. Prokuroria ka nisur hetimet ndërkohë që janë sekuestruar regjistrat e burgut 313 për të mësuar më shumë në lidhje me përditshmërinë e të burgosurit që i dha fund jetës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.