E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati Goxhaj lë spitalin dhe paralajmëron…
Publik News

Avokati Goxhaj lë spitalin dhe paralajmëron…

Avokati Altin Goxhaj, i cili prej disa ditësh ndodhej i shtruar në QSUT, pavioni i infektivit, për shkak të një virusi apo helmimi, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të largohet për disa ditë jashtë vendit për një diagnostikim më të saktë.

Mëngjesin e sotëm, Goxhaj ka njoftuar se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, parametrat jetësor i ka në gjendje normale, ndërsa premton se tani fillon lufta e vërtetë me Establishmentin Për Shqipërinë.

“Sot është mëngjesi i parë që i kam të gjithë parametrat në rregull që nga ushqyerja e deri te nxjerrja jashtë por ende s’kemi gjetur diagnozën e këtij helmimi. Temperatura është stabilizuar dhe s’ka më 40 gradë. Dhimbjet dhe lodhja kanë ikur.

Ndaj përveç se të mbaroj serumet do iki jashtë për disa ditë për të bërë diagnostikimin e plotë. Në këmbë më keni që sot. Ndaj ju falënderoj për super inkurajimin dhe ju premtoj që tani fillon lufta e vërtetë me Establishmentin Për Shqipërinë! Ju dua shumë shumë shumë.

Tani pas 2 javësh jam duke pirë për herë të të parë, kafen e mëngjesit poshtë pavionit të Infektivit”, shkruan Goxhaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.