E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Erdoganit flet për “gylenistët” e arrestuar në Kosovë, paralajmëron aksione tjera
Lajme

Avokati i Erdoganit flet për “gylenistët” e arrestuar në Kosovë, paralajmëron aksione tjera

Avokati i presidentit turk, Hussein Aydin ka komentuar arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova.

Duke i cilësuar si të rrezikshëm, Aydin ka thënë se aksione për arrestimin e gylenistëve do të vazhdojnë edhe më tutje.

Në një intervistë për TRT, Aydin deklaroi se operacioni në Kosovë nuk është i pari, por as i fundit.

“Shërbimi Informativ Kombëtar do të vazhdojë operacionet e tij kudo. Operacioni i realizuar në Kosovë nuk ishte i pari dhe pjesëtarët e lëvizjes së Fethullah Gylenit nuk kanë ku të arratisen”, tha avokati i Erdoganit, transmeton lajmi.net

Aydin tutje tha se anëtarët e lëvizjes së Gylenit do të ndiqen sipas ligjit penal në Turqi.

“Ne kemi disa objektiva. Brenda disa muajve, anëtarët e organizatës ne synojmë t’i ndalojmë, dhe t’ua thyejëm shpresat. Ata janë të ekspozuar ndaj ndjekjes penale”, tha avokati turk.

Ndryshe Kosova u bë vendi i parë në Evropë që ia dërgoi Erdoganit “gylenistët”.

Kjo pasoi me shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së.

Ndaj këtyre vendimeve reagoi Erdogan, i cili e kërcënoi kryeministrin Haradinaj se do të jap llogari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.