E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i njohur humbet njeriun e shtrenjtë në këtë fundviti!
Publik News

Avokati i njohur humbet njeriun e shtrenjtë në këtë fundviti!

 

Ditë e trishtë në familjen e avokatit Altin Goxhaj, pasi babai i tij është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit.

Lajmin e bën me dije vetë avokati me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se i ati luftoi për 24 ditë me virusin vdekjeprurës, 15 prej të cilave në reanimacion.

Ai njofton se varrimi bëhet pasnesër, ndërkohë që shkruan se për shkak të kushteve të diktuara nga pandemia nuk do të presë vizita në shtëpi.

“Me zemër të copëtuar ju njoftoj në emër të familjes miq, se babai im Enver Goxha (15.08.1939 -01.01.2021) ndërroi jetë sot pas një përballje 24 ditore me virusin kinez nga të cilat 15 ditë në reanimacion në spitalin infektiv nën një kujdes shembullor dhe human të mjekëve dhe infermierëve të tij.

Ju njoftoj se varrimi do të zhvillohet në dt 3 Janar, pasnesër, të Djelën në 12:00 në Varrezat e Sharrës ndërsa Pritja do të jetë po atë ditë nga ora 10:00-12:00 te Rezidenca e Agjencisë Funerale ALBA 2000 pranë Medresesë (Rruga e Dibrës, Nr.302).

Ju kujtoj se për shkak të kushteve specifike të periudhës së detyruar izoluese që kemi si familje, nuk presim vizita në shtëpi por veç pasnesër të Djelën tek Rezidenca ALBA 2000.

Ju mirëkuptojmë plotësisht për pamundësinë për të marrë pjesë në ceremoni. Ju ardhshim veç për të mira”, shkruan avokati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.