E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Popullit nis hetimin ndaj Policisë: Si u veprua me denoncimin e Xhisiela Malokut
Lajme

Avokati i Popullit nis hetimin ndaj Policisë: Si u veprua me denoncimin e Xhisiela Malokut

Avokati i Popullit njoftoi se ka nisur hetimin administrativ në lidhje me pretendimet e publikuara në media për ushtrim dhune ndaj shtetases Xhisiela Maloku

“Pasi u njoh me informacionet e bëra publike dje dhe sot në media, nga Policia e Shtetit, si dhe protagonistë të tjerë të kësaj ngjarjeje, Avokati i Popullit urdhëroi ditën e sotme nisjen e një hetimi, i cili do të ketë si objekt verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, pas denoncimeve të kryera nga shtetasja e dëmtuar dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit.

Hetimi do të synojë të marrë përgjigje për shumë pikëpyetje duke iu drejtuar organeve përgjegjëse, konkretisht: Komisariateve të Policisë në Tiranë e Fushë-Krujë, organit të Prokurorisë si dhe subjekteve që kanë dijeni për rastin.

Në objekt të hetimit do të jenë veprimet e kryera nga punonjësit e Policisë lidhur me denoncimin e së dëmtuarës, zbatimi i detyrimeve ligjore si nga punonjësit e Policisë dhe nga subjektet e tjerë si dhe veprimet e organit të Prokurorisë për ndjekjen e rastit.

Avokati i Popullit dënon me vendosmëri çdo shfaqe dhune ndaj vajzave dhe grave dhe i inkurajon ato të ndjekin në çdo rast procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke i garantuar se do të jetë me të gjitha format dhe mjetet që disponon, në mbështetje të tyre.

Gjithashtu Avokati i Popullit inkurajon institucionet shteterore për zbatimin me korrektesë maksimale të ligjit, me qëllim për të garantuar gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.