Avokati i Xhisela Malokut: Isha me të, e çuditshme që tërhoqi dëshminë, por…
Elton Frangu, avokati i Xhisela Malokut, i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur ajo tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS, thotë së është është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Citozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përvecse se ka qenë muaji korrik.
Për gazetaren Klodiana Lala, avokati shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariatin e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite. Frangu thotë se në raste të tilla nuk është e nevojshme prania e avokatit, por ka vajtuar në komisariat për të mbrojtur interesat e vajzës. “I thash të ketë kujdes, pasi ka bërë një kallëzim penal dhe mund të mbash përgjegjësi për dëshmi të rreme” është shprehur avokati. Ai sqaron se ka qëndruar vetëm për këtë moment në komisariat në mënyrë që të mos rëndohen pozitat e vajzës dhe më pas është larguar, dhe pasi e ka orientuar Xhisielën është larguar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



