Avokati: Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit
I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte.
Ketë lajmi e ka konfirmuar për mediat nga njëri prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi.
Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku, shkruan top Channel.
Vetëm pak momente më herët e bëri publik dorezimin e tij ish Kryeministri Berisha në një njoftim në faqen e tij ne facebook.
Klement Balili ishte në kërkim prej dy vitesh..
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka konfirmuar përmes një deklaratë për mediat nga ministria arrestimin e Klemend Balilit.
Lleshja tha se me arrestimin e Balilit, morën një rezultat të merituar. “Policia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri ndërsa qytetaret dhe partnerët marrin një lajm shumë të qartë për Shqipërinë që duam. Arrestimi është një mesazh që policia është e gatshme për të kaluar në një fazë të re në luftën kundër krimit”, tha Lleshaj.
“Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë që kanë mundësuar që personi në fjalë të vetë dorëzohet në policinë e shtetit”, u shpreh ministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



