E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati Llangozi: Bajrat e Shkodrës shkarkuan në veting prokurorin Anton Martini
Lajme

Avokati Llangozi: Bajrat e Shkodrës shkarkuan në veting prokurorin Anton Martini

Sipas avokatit ky vendim u mor pasi Martini hetoi Bajrët.

Avokati Arben Llangozi është shprehur se prokurori Anton Martini u shkarkua nga vetingu për shkak të ndërhyrjes nga banda e Bajrëve.

Sipas avokatit ky vendim u mor pasi Martini hetoi Bajrët.

“A e dini ju që prokurori Anton Martini, është shkarkuar nga vetingu, nga grupi kriminal i Bajrave? Kemi përgjime në dosjen Metamorfoza 1, që drejtuesja e vetingut në atë kohë ka komunikuar me grupin kriminal dhe ka shkarkuar një prokuror.

Këto ngjarje duhen publikuar dhe duhen hetuar. Po pse nuk hetohet ky rast? Atëherë dihen edhe lidhjet e vetingut me qeverinë.

Të arrijë një grup kriminal të shkarkojë një prokuror, që ka qenë një nga prokurorët më shembull, vetëm pse ka ndikuar një grup kriminal, ndodhet në mes të katër rrugëve.

Këto janë të rënda, që shteti jonë, drejtësia jonë është e kapur nga krimi i organizuar. Kjo është për të ardhur keq,” tha Llangozi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.