E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati zbulon deklaratën shokuese të vrasësit të 8-vjeçarit
Lajme

Avokati zbulon deklaratën shokuese të vrasësit të 8-vjeçarit

FIER – “Po të kisha benzinë nuk do ta kishin gjetur kurrë djalin”. Kështu pretendohet të ketë deklaruar Klodian Çalami në polici, pas vrasjes së 8-vjeçarit në një fshat të Fierit.

Avokati Ermal Hamataj ka zbuluar gjatë një inteviste për news24, detaje tronditëse nga dëshmia e autorit të krimit makabër.

“Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin.”, ka thënë më tej ai.

Ndërkohë babai i djalit tha më herët se në oborrin e banesës së autorit, përveç vendit ku ishte vendosur vogëlushi i mbuluar me baltë, janë gjetur të hapura edhe dy gropa të tjera.

Familjarët, të afërm, nxënës e qytetarët të thjeshtë, pasi protestuan para gjykatës së Fierit, nisën marshimin drejt qendrës së qytetit.

Ata kërkojnë drejtësi për Mateon dhe dënim me vdekje për Klodian Çalamenin, për të cilin gjykata dha vendimin e arrestit me burg, në mungesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.