E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokatja Enida Bozheku: “14 maj” do të jetë tragji-komedi
Politikë

Avokatja Enida Bozheku: “14 maj” do të jetë tragji-komedi

Alibeajn se njeh as vet Basha si kryetar

Avokatja Enida Bozheku ka reaguar pas skandaleve të fundit të Lulzim Bashës me autorizime false dhe vendimin e gjykatës për vulën e PD-së.

Bozheku ndër të tjera u shpreh se Enkelejd Alibeaj nuk njihet si kryetar i PD nga ligji për partitë politike, as nga KQZ dhe as nga vet Basha.

Në fund ajo ka dalë në përfundimet se PD do përfaqësohet në zgjedhje nga Basha dhe se 14 maji do të jetë një tragji-komedi për shqiptarët.

“Kjo vula u kthye në qesharake, jo se nuk ishte në vetvehte por, në aspektin ligjor derisa Basha nuk ka dhënë formalisht dorëheqjen, KQZ, në sa përcakton ligji, si kryetar njeh Bashën. Nga ana tjetër, plotësohet kuadri i ilegjitimitetit të apelit të bërë nga Alibeaj, si kryetar i komanduar, pasi kjo figurë nuk njihet as nga ligji për partitë politike as nga Statuti i PD – ës (Bashës) dhe, së fundmi as nga KQZ. Pra, në fund:
– opozita (PD) përfaqësohet këto zgjedhje nga Basha (i dorëhequr me llafe, por jo juridikisht);
– apeli del hapur që ka dhënë një vendim (përtej llojit) në kundërshtim me ligjin proçedural;
– opozita e popullit demokrat e ri-themeluar mbeti “si e drejta natyrore”, me fjalë, pa letra;
– zgjedhjet e 14 majit një tragji-komedi anarko-shqiptare.
Rama, na fal se bëmë shaka. Ti fiton që wthf …”, shkruan ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.