E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BABAGJYSHI dhe FËMIJËT
Publik News

BABAGJYSHI dhe FËMIJËT

Këtë vit fëmijët, të pakënaqur nga përvoja e viteve të shkuara, i bënë Plakut të Vitit të Ri një listë të gjatë me gjërat që duan. Ia dërguan atij një muaj përpara.
Babagjyshi, nga ana e vet, edhe pse duket i lodhur nga dimri, pranoi t’ua plotesojë të gjitha kërkesat vogëlushëve. Madje pa asnjë dallim, edhe nopranëve, edhe trazovaçve, e ngelësave. Atij i digjet xhani për fëmijët. Po ka vetëm një kërkesë:
Dëshiron t’i takojë kokë më kokë dhe cep më cep Shqipërisë.
Vogëlushët, ose pse janë tekanjozë, ose ngaqë nuk dinë ç’është dialogu, nuk pranojnë ta takojnë Babagjyshin. Ama, dhuratat i duan. Përplasin këmbët natë e ditë.
Prindërit, gjyshet apo gjyshërit e tyre nuk mund të përzihen në këtë muhabet sepse janë ata që çdo vit i gënjejnë fëmijët me Plakun që shpërndan dhurata.
Studentë, merreni ju situatën në dorë!
Si vëllezër dhe motra më të rritur të kalamajëve axhami, tregojuni atyre se ç’duhet të bëjnë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.