Babai dhe tre djemtë u qëlluan me çifte pas sherrit për pronën / Shpallet një tjetër person në kërkim për vrasjen në Lushnjë,
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës, ku pas një konflikti pronësie mes kushërinjve, mbeti i vrarë Romeo Hasalla, ndërsa u plagosën babai i tij Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert Hasalla.
Autorët e dyshuar të krimit janë identifikuar si vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla. Ndërkaq, policia bën me dije se në kërkim është shpallur shtetasi M.H., 20 vjeç, djali i Kastriot Hasallas.
Po ashtu është sekuestruar edhe arma e gjahut me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Garunjas, si rezultat i veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim edhe shtetasi M. H., 20 vjeç, djali i shtetasit K. H. Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu që dyshohet se mund të jetë arma me të cilën autori ka kryer krimin”, thuhet në njoftim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



