E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai dhe vajza me koronavirus në Fier
Publik News

Babai dhe vajza me koronavirus në Fier

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Demenas të Fierit, të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre. Mësohet se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulancë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

Gruaja, e infektuara e tretë me COVID 19 vijon të qendrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qëndrueshme shëndetësore deri më tani.

Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të këtij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61-vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kish qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar, shkruan BW.

Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thurrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në Urgjencë, Pediatri dhe Maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur paraqiten në këto mjedise dhe të deklarojnë itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.