E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i 33-vjeçarit flet për vrasjen e djalit: Nuk kishte probleme me njeri
Lajme

Babai i 33-vjeçarit flet për vrasjen e djalit: Nuk kishte probleme me njeri

Shkodra u zgjua mëngjesin e kësaj të diele nga një vrasje me armë zjarri në fshatin Dragoç në Postribë stë Shkodrës, teksa 33-vjeçari Ramazan Mataj u gjet i pajetë brenda makinës nga banorët e zonës.

Ne deklaratën e parë për policinë, babai i viktimës, Fatmir Mataj, thotë se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, u shpreh Mataj, i cili kërkon zbardhjen e ngjarjes.

“Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.