Babai i dy djemve të vrarë në Velipojë shpërthen në lot: Më është fikur dera e shtëpisë, çfarë më duhet jeta!
Ai tregon se sherri ka ndodhur për shezlongët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.
“Kjo qe ka ndodhur mos i ndodht me kujt, mua me eshte fikur dera e shtepise. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di qe per shezllone. Me kane vrare tek dera e shtepise, me kane vrare dy djemte. Çfare me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam patur une shezllonet, kete vit ia kane dhene atij. Ne kemi pritur qe te ndahen shezllonet sepse kane qene pa u ndare ende, ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte. Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu por nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos ti ndodh me askujt”, shprehet ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



