E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i Ibrahim Licit: Ka një skenar të përgatitur nga Policia. Isha në familjen e viktimës dhe…
Publik News

Babai i Ibrahim Licit: Ka një skenar të përgatitur nga Policia. Isha në familjen e viktimës dhe…

Mustafë Lici, babai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Endri Mustafës, ka folur për mediat.

Ai shprehet se djali i tij nuk ka lidhje me vrasjen, ndërsa thekson se ka takuar familjarët e viktimës dhe i kanë thënë se e dinë kush është autori. 

Mustafë Lici thotë se bashkëpunëtori i krimit është punëtor i Asmer Bilalit në grupin e Bajrave, dhe i kanë thënë që të thotë se vrasjen e ka kryer Ibrahim Lici.  Babai i të dyshuarit flet për një skenar të përgatitur nga policia dhe thotë se është blofi i radhës që do dështojë.

Deklarata e Mustafë Licit

Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është një skenar i përgatitur nga Policia, por është një blof i radhës që do dështojë. Më datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si te Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë së vrasjen e kanë bërë Ibrahim Lici, por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluskë. Këto shërbëtorët punojnë pastrues baglash te Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrave.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerr jashtë në telefonatë. Krimi është sofisitikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve ndërsa kanë mbështetjen e Policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty. Ne kemi armë shumë të fuqishme para Policisë pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe horrave, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjera vrasje që i kanë ngarkuar. Rrjedhin këto kriminel dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë.

Gjyshet dhe katragjyshet këto familje i kanë patur prostituta i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në të gjithë fenomenet. Unë kam qenë të familja e viktimës për tu pjekur, u përqafova me nënën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thënë se e dimë kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojnë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë fitur një të mitur duke e paguar për të dënuar një tjetër, por kjo nuk ka si të ndodhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.