Ka qenë bota për ne. Edhe bukën qe e hante na priste ne, nuk e hante pa ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase, ishte motra ime, bota ime, atje hapesha për gjithçka. Kisha shumë ëndrra, të punoja, të dilja jashtë, të sillja të ardhura, por tani ëndrra ime më e madhe është që motrat dhe vëllai të ecim përpara, tja dalin mbanë, për vete, gjithçka më duket e kot.
Unë, vëllai dhe motra e dytë jemi në punë, tani detyrohemi akoma më shumë të mbajmë katër fëmijë, duhet të kem më shumë forcë tani që jam kreu i shtëpisë bashkë me vëllanë, duam ndihmë, sa të rregullohemi, se pastaj, do jemi të fortë, do punojmë”, shprehet vajza më e madhe e shtëpisë.
Por ndërsa babai vrasës është në burg, barra e shtëpisë i bie djalit të familjes.
“Unë punoja, babai ishte pijanec, nuk bënte asgjë, bërtiste, motrave, mamasë, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…
Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë, si e shikoni është në gjendje të mjerueshme”, tregon ai.
“Fundjava Ndryshe” ka qenë në shtëpinë e tyre në Durrës, pasi po mbledh donacione për ti ndihmuar, duke sjelle edhe rrefimin e vajzes se madhe dhe djalit. 


