“Babale”, Gjykata kërkon që Gazmend Bardhi të merret me forcë në seancë
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar që sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi të merret me forcë në procesin gjyqësor për çështjen “Babale”. Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe prokuroria pas thirrjes dy herë ndaj numrit dy të PD-së.
Gjithashtu, prokurorët e çështjes kërkuan shoqërimin me forcë edhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Për këtë, Gjykata vendosi ta njoftojë sërish seancën tjetër, si dhe iu kërkua drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të vërë në dispozicion informacione për angazhimin e Hajdarmatajt gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00.
Prokuroria paraqiti një shkresë ku thoshte se ishte i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor tek Krimet e Rënda. I pranishëm në seancë ishte i pandehuri Fredi Alizoti.
sot në gjykim dosjen ‘Babale’ me të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’. Salianji, Veliu dhe Jetirm Olldashi kërkuan pushimin e gjykimit, ndërsa Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ka zgjatur disa orë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



