E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Babalja”, Salianji kërkon moszgjatjen e hetimeve: Po bëhet një lojë politike
Lajme

“Babalja”, Salianji kërkon moszgjatjen e hetimeve: Po bëhet një lojë politike

Deputeti i PD Ervin Salianji i kërkon gjykatës së Tiranës që të mos zgjasë më hetimet për çështjen “Babale”, duke hedhur akuza se për këtë proces gjyqëor po kryhet një lojë e ulët politike.

I pyetur nga mediat, Salianji tha se ky “është një hetim tërësisht politik; nuk ka asnjë arsye për zgjatjen e hetimeve. Bëhet vetëm për të mbajtur një tymnajë dhe për të mos i dhënë drejtim lidhjes së qeverisë me krimin dhe favorizimit të trafikut të drogës nga ana e qeverisë së Ramës dhe ish-ministrit të tij të brendshëm.

Ne e kemi kërkuar procedurialisht për të mbajtur në dijeni publikun që vazhdon një hetim, jo për personin që sot është në burg në Itali, por për gazetarët dhe ne që e kemi denoncuar.

Qeveria vazhdon të tentojë si në shumë gjyqe të tjera, nuk është i vetmi ky, që unë kam me qeverinë, për denoncimin e aferave të korrupsionit apo lidhjeve të saj me krimin, por njësoj ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë dhe  pa diskutim për këto arsye ne kemi marrë vendim që na çon tek qytetarët.

Kështu që shfrytëzoj rastin të bëj thirrje që nesër në ora 10:00 të gjithë para parlamentit.

Ditën e hënë në orën 10:00 – 12:00 u la marrja e vendimit nga ana e gjyqtarit. Nuk ka asnjë shqetësim, asnjë merak nga ana ime. Ka vetëm një merak për zbatueshmërinë e ligjit dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë të personave që merren me trafik droge.

Nuk e di se çfarë ka kjo çështje që mund të jetë për 9 muaj, kur gazetari që denoncon, Jetmir Olldashi është ende nën hetim, ndërsa afatet e hetimit për Saimir Tahirin janë mbyllur.”  

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/babalja-salianji-kerkon-moszgjatjen-e-hetimeve-po-behet-nje-loje-politike-628603/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.