E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babë e bir bëjnë për spital 37-vjeçarin, pasi policia u kontrollon shtëpinë, gjen drogë
Lajme

Babë e bir bëjnë për spital 37-vjeçarin, pasi policia u kontrollon shtëpinë, gjen drogë

Policia e Kurbinit ka ndërhyrë dhe parandaluar përshkallëzimin e një konflikti i cili ka perfunduar me nje te plagosur dje du ne pranga.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Ilir Marku, 34 vjeç, banues në Kurbin.

-Ernest Gjonaj, 37 vjeç, banues në Kurbin.

I.Marku sëbashku me babain e tij N.M., 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gjonaj, dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes këtyre shtetasëve.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.Gjonaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Ndërsa në ngarkim të shtetasëve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.