Bajern Mynih prezanton Tomas Tuhel si trajnerin e ri
Sipas “The Mirror”, drejtuesit bavarezë e kishin menduar me kohë këtë lëvizje, por janë detyruar që të shpejtojnë pasi shihnin një kërcënim konkret nga Totenhemi dhe Real Madrid.
Totenhemi kishte filluar të kontaktonte me Tuhel për të zëvendësuar Antonio Konten, që në fundin e këtij sezoni apo në fillimin e atij pasardhës. E njëjta situatë edhe me Real Madrid, që po kërkon një pasardhës për Karlo Ançelotin i cili pritet të ulet në stolin e Brazilit.
Si rrjedhojë, u bë lëvizja në pauzën e vetme që kishte mbetur deri në fundin e sezonit, për t’i dhënë kohën Tuhel që të përshtatet pak me ambientin te Bajerni dhe për të amortizuar sa më shumë efektin e shkarkimit të Nagelsman deri në rikthimin në aktivitet të klubit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



