E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bajram Begaj i detyruar nga Kushtetuta të dorëhiqet nga….
Lajme

Bajram Begaj i detyruar nga Kushtetuta të dorëhiqet nga….

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se Bajram Begaj do të heqë dorë nga postet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe grada gjeneralmajor.

Mësohet se ai do të heqë dorë vetëm pak përpara votimit në Parlament.

Dorëheqja e tij nga këto poste diktohet nga neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas këtij neni, Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.

“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet në nenin 89 të Kushtetutës së Republikës.

Ndërkohë, gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë.

“Në Forcat e Armatosura gradat u jepen oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve/detarëve, studentëve ushtarakë dhe ushtarakëve në rezervë. Ato klasifikohen: a) Për oficerët aktivë: i) grada madhore; ii) grada të larta; iii) grada të ulëta”.

Por, duke qenë se edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të bëhet me dekret presidencial.

Pra, dorëheqja e Begajt duhet të pranohet edhe nga Presidenti Meta.

Kjo nuk dihet nëse mund të krijojë ndonjë ngërç procedural.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e djeshme pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se mazhoranca propozoi emrin e Bajram Begajt për të marrë postin e Presidentit të ri.

Menjëherë pas njoftimit të kreut të qeverisë, reagoi dhe Bajram Begaj, i cili pranoi propozimin e Ramës.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit kaloi në disa faza, pavarësisht përpjekjeve negociatat me opozitën për të gjetur një emër konsensual dështuan në tre raundet e para, ndërsa nesër, në një seancë të posaçme, pritet të zhvillohet Raundi i katërt për propozimin e mazhorancës për të cilën mjaftojnë vetëm 71 vota për ta miratuar.

Para se të shkojë në Kuvend, emri i Begajt do t’i dërgohet paraprakisht Grupit Parlamentar të PS, që do të mblidhet paraditen e së shtunës rreth orës 10:00 dhe nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme.

Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Afati maksimal i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 e 4 qershorit, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.

Kuvendi do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme plenare në orën 18:00 raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri, teksa Partia Socialiste ka zyrtarizuar tashmë kandidatin e saj për president, atë të gjeneralit Bajram Begaj.

Partia Socialiste i disponon votat për zgjedhur e vetme Presidentin e ri, pasi sipas Kushtetutës, në raundin e katërt dhe të pestë, ai mund të zgjidhet me 71 vota.

Presidenti aktual Ilir Meta është zgjedhur nga Kuvendi më 29 prill 2017, ndërsa mandati i tij përfundon më 24 korrik.

Lajmi për kandidaturën e propozuar nga Partia Socialiste të, Gjeneral-Major, Bajram Begajt, për postin e Presidentit të ri të republikës, bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve “Reuters” i kushtoi një artikull kandidatit të propozuar nga PS-ja, i cili pritet që të votohet sot në Kuvend, në një seancë të posaçme plenare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.