E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: E turpshme që Presidenti bën një akt të tillë
Publik News

Balla: E turpshme që Presidenti bën një akt të tillë

Kreu i shtetit shpalli ‘non grada’ ambasadorin Borchardt

Në studion e lajmeve në “Neës24”, Balla tha se ky Borchadt nuk ka ofenduar shqiptarët si komb, ndërsa shtoi se ambasadorët, si atë të OSBE edhe të vendeve të tjera, nuk zgjidhen nga qeveria.

 

taulant-balla-1-1

“Nuk është e vërtetë që ambasadori ka fyer shqiptarët si komb, por ai bën pjesë në ata ambasadorë, që edhe kur ka qenë Meta dhe Berisha bashkë në qeverisje, edhe kur ata janë në opozitë mbete një mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë. Ambasadorin e  OSB e dhe të çdo vendi nuk e zgjedhim ne. Kjo është shenjë e degradimit dhe përdorimit të zyrës së Presidentit në aspektin politik. është e pakuptimtë është e turpshme që Presidenti bën një akt të tillë”, tha Balla.

Presidenti Meta shpalli ‘non grada ambasadorin e OSBE, me pretedimin se Bochardt, vuri në diskutim Dekretin e Presidentit  për zgjedhjet vendore dhe se publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.