E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Emrin e presidentit dërgojeni me email.
Lajme

Balla: Emrin e presidentit dërgojeni me email.

Mazhoranca socialiste vijoi sot konsultimet për çështjen e kandidaturës së Presidentit të ri të vendit.

Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot një tryezë konsultimi publik me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Takimi ishte thirrur nga shumica parlamentare, në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, theksoi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në fjalën e tij, Balla u kërkoi Shoqërisë Civile që propozimet e tyre për emra konkretë kandidaturash t’i dërgojnë në emailin zyrtar të PS, jo të thuheshin gjatë këtij takimi.

“Mendoj që në këtë fazë të parë do mirëprisnim më shumë sugjerime për procesin, kandidaturën ta bëni përmes adresës email, se nga eksperienca ime, pa marrë lejen personit është pak e vështirë ti bësh emrin propozim”.

Ndërkohë Balla tha se nuk është e vërtetë ajo që mund të thuhet se mazhoranca e ka zgjedhur kandidatin tashmë.

“Ftesa jonë dhe pse shumë mund ta paragjykojnë do thonë që këta e kanë ndarë mendjen po tani duan të bëjnë një proces, nuk është e vërtetë. Fundi i këtij procesi do na japi ne të drejtë që në 2022 Shqipëria të zgjedhë një president në lartësinë e Presidentit të Republikës”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.