E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla flet për dy qëndrime të Berishës : Kulmi i maskarallëkut! Kur ishte kryeministër, SHISH i tha se Beleri është i dënuar, sot e ka kandidat
Politikë

Balla flet për dy qëndrime të Berishës : Kulmi i maskarallëkut! Kur ishte kryeministër, SHISH i tha se Beleri është i dënuar, sot e ka kandidat

Kreu i grupi parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerit.

Ndërsa ka publikuar dokumentet e SHISH, Balla tha se në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër, informohej nga SHISH se Beleri ishte i dënuar, ndërsa sot ai është kandidat i tij për bashkinë Himarë.

Ai e konsideron një maskarallëk nga ana e Berishës, Metës dhe Belerit, futjen e këtij të fundit në zgjedhje.

“Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre”

“Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre”, shkruan Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.