E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla flet për objektiva e qeverisë: Synimi ynë, përshkallëzimi i luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit
Publik News

Balla flet për objektiva e qeverisë: Synimi ynë, përshkallëzimi i luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit

Balla tha se ky vit do të jetë viti i rindërtimit, ndërsa u shpreh se Refoma në Drejtësi eci me hapa të rëndësishëm në vitin që lamë pas, duke iu referuar marrëveshjes me opozitën jashtparalmentare.

Viti i ri 2020 duhet ta bëjmë të mbahet mend gjatë si viti i rindërtimit pas dëmeve të tërmetit. Brenda 2020, çdo familje jashtë qytetit duhet të ketë hyrë në shtëpinë  re. Po ashtu në gjysmën e parë të 2020, të gjitha familjet në qytet e prekura duhet të kenë hyrë në kantieret e reja. 2020 një vit i mbarë edhe për Reformën në Drejtësi. Në dhjetor të 2019, Gjykata Kushtetuese tashmë ka numrin e mjaftueshëm për të vijuar një pjesë të detyrave dhe sot ngremë edhe institucionin tjetër të rëndësishëm, pas zgjedhjes së kryeprokurorit të ri. 2020 ka nisur me një qasje të re, ndryshimi i qasjes 180 gradë të opozitës duke u kthyer në tryezën e dialogut, qajse pozitive, kursi i dhunës, nuk janë kursi i duhur. Opozita jashtëparlamentare e kishte refuzuar komisionin e reformës. Qëndrimi ynë është përmbyllja  e kësaj reformë më 15 mars 2020. Drafte e propozuar të diskutohen edhe në tryezën politike, draftet do të kalojnë edhe nëpër procedurën parlamentare. I gjithë kuadri i marrëveshjes së dakordësuar, përforcon atë që është shkruar në vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore”, tha Balla.

Më tej, Balla u ndal edhe tek çështjet prioritare të qeverisë për këtë viti, ndërsa theksoi se ndër më të rëndësishmet do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Çështja tjetër ka të bëjë me atë që maxhoranca ka si objektive. Ne të dashur kolegë të opozitës duam të kemi mbështetjen tuaj për reformat reja që duam të çojmë përpara. Ndër prioritet , synimi ynë në ketë kohë të mbetur, pika  e parë do të jetë përshkallëzimi i luftës kundër krimit e korrupsionit. Ne do të sjellim një bazë ligjore për të përmirësuar luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. 2020 do të jetë edhe viti i vënies para lupës të çdo pasuri që buron nga krimi. Duam të përmbyllim me ndryshimet e nevojshme në legjislacion edhe historinë e gjatë të legalizimeve. E fundit është edhe qasja jon për vijimin e  paktit për Universitetit. Qeveria do të investojë për modernizimin e  Universiteteve, për t’ju garantuar studentëve një vlerë më të rëndësishëm të diplomave që ata marrin”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.