E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla flet për punimet e Kongresit: Zgjedhjet janë në qershor 2021
Publik News

Balla flet për punimet e Kongresit: Zgjedhjet janë në qershor 2021

Balla u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në qershor të 2021 dhe kjo e bën opozitën sipas tij që të ndihet më e qetë.

“Në këto 29 vite, PS është një parti që ka qenë konsekuente në disa parime themelore: angazhimi i vazhdueshëm për një ekonomi tregu funksionale, me angazhimin e qartë për të taksuar me shumë ata që fitojnë më shumë. Ne jemi socialistë dhe jo konservatore. Punojmë për reforma që transformojnë vendin tonë.

Kongresi i fundit hodhi piketa programore. Rrallë herë një kryeministër propozon këto që tha Rama sot dhe kjo i jep një vlerë të posaçme Kongresit.

Në diskutimet tona paraprake kemi pasur një dokument se si e shohim ne Shqipërinë në 2030. Në kongresin e ardhëm, te vitit te ardhshëm mund ta kemi gati një dokument të tillë.

Besoj që edhe opozita ndodhet sot më e qetë që ka marrë një përgjigje përfundimtare për këdo. Zgjedhjet janë në qershor 2021. Ne kemi disa prioritete që lidhen me rindërtimin dhe sektorë jetikë si shërbimet publike.

Synimi ynë është qe gjatë 2021 të kemi arritur që për një shërbim, leje, certifikatë të mos u merret koha qytetarëve po tu shkojë në telefon, apo kompjuter. Ky i këtyre tre ditëve ka një rëndësi të veçantë për shkak te prioriteteve dhe piketave që përcaktoi”, u shpreh Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.