Balla i kthehet Bashës: Edhe sot gënjeve, mos e shit demokratin si socialist
Gjatë protestës së sotme të opozitës mbajti fjalën e tij edhe Agim Kaca, qytetari që sipas Partisë Demokratike braktisi Edi Ramën për tu bashkuar me ta.
Ai u shpreh se ishte i zhgënjyer nga Rilindja të cilës ai i besoi katër vite më parë kur e votoi për rikthimin e PS-së në pushtet.
Në lidhje me këtë rast reagoi edhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.
Sipas tij Kaca nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PS-së, ashtu siç pretendon Basha, madje ai e ka përdorur edhe dy vite më parë në një miting në Dibër.
“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxore edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu’ shkruan Balla.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



