Balla i përgjigjet ashpër Metës per dekretin e shpërndarjes së parlamentit: Kuvendi e shkarkon Presidentin, ai i vjen anash
Kuvendi shkarkon presidentin, Presidenti në gjuhë popullore, i vjen anash Kuvendit sa i takon të drejtës për të shpërndarë Kuvendin’.
Kështu është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla sa i takon ‘betimit’ të Metës në shesh për shpërndarjen e parlamentit.
Kreu i shtetit firmosi kundër ligjit për betimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese dhe vendosi një afat deri më 15 mars. Pas kësaj Meta tha se do firmoste dekretin që kërkonin njerëzit, shpërndarjen e kuvendit, në mes të Kuvendit.
Por Taulant Balla tha se një gjë e tillë është e pamundur.
“Unë nuk e di kur e ka firmosur presidenti dekretin por Kuvendi vepron në rrugfë institucionale. Nesër Kuvendi njoftohet zyrtarisht për cdo drektet që vjen nga Presidenti. Prej nesër përcaktohet procedura 4 javore për shqyrtimin e dekretit ku shpresoj mos jetë përdorur gjuha e rrugës por të ketë argumenta të qenësishme që të merren për bazë nga komisioni dhe më pas Kuvendi të shprehet me votë.
Unë jam i bindur që ato ndryshime të miratuira nga Kuvendi i Shqipërisë janë ndryshime që përmbajnë mekanizma zhbllokues kur zyrat e shtetit uzurpohen nga personat që sjellin historitë e vjetra të bllokimeve.
Unë përgjigjem me qetësi, respekt e drejtësi ndaj qasjes së Kushtetutës dhe e garantoj presidentin që do ta shqyrtojmë dekretin dhe shpresojmë të gjejmë argumenta të qënësishme.
Zoti Adnor Shameti është iniciues i këtij ligji është deputet i Skraparit, shpresoj inatin mos ta ketë pasur me iniciuesin e ligjit.
Kushtetuta dhe rregullorja e ka të përcaktuar kur Presidenti mund t’i drejtohet Kuvendit. ka një cështje që diskutohet me pathos në lloj lloj dyshemeje, banaku se njëri që fryhet e do shpërndajë parlamentin, Republika e Shqipërisë është e pastër Parlamentare, e kulluar Parlamentare dhe Ilir Meta i zgjedhur në atë detyrë në Kuvend, e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës së Presidentit për të pasur këtë lloj qasje me Kuvendin. Kuvendi shkarkon presidentin, Presidenti në gjuhë popullore, i vjen anash Kuvendit sa i takon të drejtës për të shpërndarë Kuvendin.
Presidenti është në hetim nga Kuvendi për shkeljet Kushtetutese dhe nxis Komisionin Hetimor në një kohë sa më të shpejtë të lexojmë kërkesën që ne kemi dërguar.
Mos ia zini veshët kot dhe mos jepni më arsye diskutimesh në kafene që pas 15 marsit Presidenti do shpërndajë Parlamnentin se kjo është qesharake. Unë nuk flas për Besëlike unë flas për procedurë. Brenda Sulltan Novruzit besoj do kemi qendrimin përfundimtar të Komisionit të Venecias”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



