E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Ja kur zgjidhet Kryeprokurori i ri
Lajme

Balla: Ja kur zgjidhet Kryeprokurori i ri

Për të komentuar aktualitetin politik të ditës dhe protestës së organizuar, në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel, i ftuar ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Deputeti ta treguar kohën se kur do të zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm, kohë në të cilën do të lërë detyrën prokurorja e betuar ditën e sotme, Arta Marku.

Sipas Ballës Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill 2018-s.

“Përballë tij ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili duke iu përgjigjur shqetësimit të Spahos, vuri në dukje se mbyllja e procesit kërkonte kohë, e në vlerësimin e tij Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill 2018-s. “Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Shqetësimi që ngre Spaho është pse nuk prit krijimi i KLP. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, deklaroi Taulant Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.