E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla kërkon të shtyhet votimi për pakentën e censurës
Publik News

Balla kërkon të shtyhet votimi për pakentën e censurës

Mazhoranca është tërhequr nga paketa e censurës për mediat, pas presionit të madh të ndërkombëtarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla, në foltoren e Parlamentit, ka kërkuar të shtyhet votimi për paketën e censurës, e cila u kthye në Kuvend nga presidenti Ilir Meta.

Balla tha se paketa duhet të votohet, pasi Komisioni i Venecias të japë një raport të plotë.

“Dekreti i Presidentit nuk ka të bëjë aspak me thelbin e ligjit, po është një qëndrim politik. Sapo ligji të ketë hyrë në fuqi do respektojë të drejtën e çdo qytetari. Ky është një ligj që respekton të drejtën e çdo qytetari dhe mbron fëmijën nga çdo lloj shfaqje në media dhe u them dhe gazetarëve që mbaron historia e informalitetit në media. Sapo më ka ardhur njoftimi nga Komisioni i Venecias që do marë në shqyrtim ligjin e medias me procedurë të përshpejtuar në sesionin 20-21 mars. Do i propozoja Kuvendit për ligjin e mediave audiovizive, jo për AKEP-in, të shtyjmë votimin e drekretit të Presidentit deri sa të shprehet Komisioni i Venecias ”, deklaroi numri 2 i PS-së.

Kujtojmë se Këshilli i Europës ka dërguar në Komisionin e Venecias ligjin e qeverisë Rama që synon censurimin e mediave dhe “Venecia” do ta shqyrtojë në muajin mars ku do të jepen edhe opinionet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.