Balla: Luli dhe Monika&co, aleanca kundër Reformës në Drejtësi dhe votës së emigrantëve
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulanta Balla ka dënuar mungesën e opozitës në tryezën e sotme të OSBE për votën e emigrantëve. Sakaq, ka akuzuar dy kryetarët e partive opozitare, Bashën dhe Kryemadhin si alenacën kundër reformës në drejtësi.
Reagimi i plotë i Taulant Ballës:
Garantimi votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë është themeli i Reformës Zgjedhore. Aleanca kundër Reformës në Drejtësi (Luli, Monika&co) është kundër!? Bojkoti i sotëm në tryezën e OSBE, lajm i keq. Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë, janë binarët e punës tonë në Kuvendin e Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



