E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Në seancën e sotme plenare diskutojmë për forcimin e ligjit të ndërtimeve
Publik News

Balla: Në seancën e sotme plenare diskutojmë për forcimin e ligjit të ndërtimeve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur në media pas mbylljes së konferencës së kryetarëve duke zbardhur një pjesë të diskutimeve. Ai tha se gjatë këtij sesioni do të përmirësohen shumë aspekte në legjislacionin shqiptar sa i përket ndërtimit. Ai paralajmëroi seancën e sotme ku do të diskutohen sipas tij çështje të rëndësishme.

“Konferenca e kryetarëve diskutoi për dy komisione të posaçme. Një prej komisioneve bie ndesh me rregulloren e Kuvendit. Komisionet e posaçme janë kërkuar nga opozita. Gjatë këtij sesioni parlamentar Kuvendi i Shqipërisë, sikurse diskutuam edhe gjatë konferencës së kryetarëve do të përmirësojë në shumë çështje, legjislacionin shqiptar për sa i përket ndërtimit për të garantuar sa më shumë siguri dhe sa më shumë kontroll të vijueshëm të garancisë së ndërtimit për t’i dalë përpara çdo lloj problematike sikurse mund të jenë evidentuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lidhur me një kërkesë tjetër, ajo është një kërkesë që miratohet automatikisht për shkak se është parashikuar në ligj. Është shumë e nevojshme që kuvendi të ushtrojë në mënyrë të vijueshme një monitorim për zbatimin e ligjit për shpërblimin e ish-të përndjekurve politikë për mënyrën e marrjes së dëmshpërblimit dhe mënyrën e zbatimit të ligjit kuadër për këtë çështje”, deklaroi Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.