E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Nesër pas mbledhjes së grupit,  vendosim për djalin e Aqif Rakipit
Lajme

Balla: Nesër pas mbledhjes së grupit, vendosim për djalin e Aqif Rakipit

Partia Socialiste do të dalë ditën e nesërme me një reagim në lidhje me deputetin socialist Ornaldo Rakipi, pasi babai i tij Aqif Rakipi u shpall non grata nga SHBA.Balla deklaroi se pas mbledhjes së grupit do të ketë një komunikim me mediat. “Për pyetjen tjetër e kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e nesërme”, deklaroi Balla. 

Ai deklaroi se në lidhje me reformën zgjedhore dhe atë territoriale, komisionet janë ngritur me vendim të Kuvendit të Shqipërisë që në muajin shkurt.

“Sa i përket pyetjes së dytë që lidhet me dy komisionet dua të jem i qartë që komisionet janë ngritur me vendim të Kuvendit të Shqipërisë në muajin shkurt.

E kemi diskutuar këtë çështje edhe në konferencën e kryetarëve. Dua të jetë e qartë që sapo grupi parlamentar i PD dhe dy grupet e tjera të sjellin emrat do plotësojmë vendimin për vijimin e punës sipas mandatit”, deklaroi Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.