Balla për presidentin Meta:Është katandisur si Veri te 21-shi, që u nxjerr gjuhën njerëzve
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në fjalën e tij në ditën e dytë të Kongresit të PS u ka dhënë përgjigje atyre që i quajti kritikë të socialistëve sot për koalicionin me LSI-në në mandatin e parë qeverisës dhe përse e zgjodhën në krye të shtetit.
“Tani u themi sot se nuk jetuam për zgjedhjet e radhës, nuk shitëm qëllimet e s’bëmë pazar për objektivat në mandatin e parë.
Bëmë punë të mira në mandatin e parë, Ilir Metës dhamë thjesht e vetëm hakun.
Peresidentin me votat tona ne nuk mund ta zgjidhnim.
Si më i miri në fushën e në lëmin e opozitës ne zgjodhëm Metën.
S’mund ta parashikonim dot se do katandisej si Veri që u nxjerr gjuhën njerëzve të kryqëzimi i 21-shit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



