E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla për  Qerim Ismailajn: Përgjegjësi personale
Publik News

Balla për Qerim Ismailajn: Përgjegjësi personale

Partia Socialiste vazhdon të distancohet nga kryebashkiakët e kapur nga dekriminalizimi, edhe pse janë zgjedhur nga vetë ajo.

Së fundmi, opozita ka denoncuar kryebashkiakun e Ballshit, Qerim Ismailaj.

Pas publikimit të dokumenteve që tregojnë se ka qenë i dënuar në Greqi, Ismailaj tha se nuk ka dijeni për këtë dënim.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, tha se përgjegjësia është personale.

“PS ka vendim politik që prej ditës që ka mbështetur ligjin e dekriminalizimit, nuk i takon më asnjë përgjegjësi PS-së, por është përgjegjësi personale”.

“I bëj thirrje prokurorisë që të mos humbasë kohë në asnjë rast për çdo individ, që opinioni publik të informohet mbi të shkuarën e çdo kandidati”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.