E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla zbulon arsyet: Votojmë kundër hetimit të çështjes “Becchetti”
Publik News

Balla zbulon arsyet: Votojmë kundër hetimit të çështjes “Becchetti”

Sepse bie ndesh me interesat e Shqipërisë! Jemi pranë gjetjes së formulimit për dy komisionet e tjera

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor për çështjen “Becchetti” sepse bie ndesh me interesat e Shqipërisë.

Ai tha se janë pranë gjetjes së formulimit për dy komisionet e tjera, për “Inceneratorët” dhe “25 prillin”, duke shtuar se duhet të prevalojë prezumimi i pafajsisë në objekt.

“Lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore, dua tju bëj me dije se nga PD kanë ardhur 3 kërkesa. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e gjykatës Kushtetuese. Është e vërtetë që pakica ka të drejtë të ngrihet një komision hetimor, por kur kërkesa bie në kundërshtim me kushtetutën… Unë besoj që bie në kundërshtim me interesat e Shqipërisë. Shpresoj që PD të kuptojë që në këtë fazë të arbitrazhit, interesi që duhet të prevalojë është interesi i Shqipërisë. Ky ka qenë edhe sugjerimi i Avokatit të Shtetit, dhe ne mund ta ngremë këtë çështje në një moment të dytë.

Do mbaj qëndrimin e plotë të mazhorancës në seancë lidhur me këtë çështje. Investimi i Kuvendit të Shqipërisë mund të vendose të pikëpyetje ecurinë e procesit. Procesi gjyqësor i arbtirazhit ka qenë një proces konfidencial. Mund ta dëmtonte palën, në këtë rast Shqipëria. Jemi njoftuar që ka një proces edhe në Gjykatën Evropianë të të Drejtave të Njeriut, që ka kërkuar që informacioni për këtë çështje të jetë konfidencial. Në dy komisionet e tjera mjafton të ketë disponibilitet nga Grupi I PD, dhe jemi pranë gjetjes së një formulimi, që në radhë të parë duhet të respektojë prezumimin e pafajësisë. Nëse PD pretendon se ka pasur masakër zgjedhore, këtë nuk mund ta pranojë edhe unë. Duhet të shkojmë drejt një formulimi që bazohet te prezumimi i pafajësisë dhe shton “pretendimet”. Por duhet të prevalojë parimi i pafajësisë dhe të hetohen pretendimet”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.