E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla:Unë shkoj në kokërr të burgut…
Lajme

Balla:Unë shkoj në kokërr të burgut…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është përfolur ditët e fundit se ka lidhje me çështjen “Babale”, e konkretisht se ka bindur Fredi Alizotin të thoshte se ishte ai që shtirej si Geron Xhafa.

Mirëpo sipas Ballës ai nuk e ka takuar kurrë Alizotin dhe është në rast se vërtetohet e kundërta e asaj që ai thotë, mund të rrezikojë 5 vite burg.

Balla tha sot në “Opinion”:

Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh këtë person dhe sot në kallëzimin e depozituar në Prokurori, këto që them para jush i kam thënë edhe atje. Nesër kam kërkuar që të shkoj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që këto që po them këtu t’i them edhe atje. Nuk e di nëse mun dtë jetë ndonjë Taulant tjetër, unë nuk jam. Deklaroj me përgjegjësi. Ju e dini që unë kam bërë një kallëzim penal dhe kam deklaruar me përgjegjësi të plotë që nuk e kam takuar, nuk jam unë ky personi. Dhe ju e dini që kallëzimi im, në rast se vërtetohet e kundërta rrezikoj deri në 5 vite burg, marr përgjegjësi të një kallëzimi të rremë, është nga gjobë deri në 5 vite burg, apo jo? Kam edhe unë kritikat e mija për Prokurorinë lidhur edhe me këto përgjime, në asnjë vend nuk mund të dilnin këto përgjime në publik. Në asnjë vend nuk mund të ndodhë që të dalë, më falni, një idiot, të përmendë emrin e një politikani, dhe sigurisht tani ky politikani apo qytetari duhet të justifikojë në media jam, apo nuk jam unë. Nuk jam o vëlla, fare, as nuk e kam takuar asnjëherë.”

Pyetjes së Fevziut se nëse provohet se e ka takuar, Balla iu përgjigj shkurt:

Shkoj në burg, në kokërr të burgut”.

Fredi Alizoti, i cili ka pranuar se është personi që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në videon “Babale 1”, ka thënë se ka takuar Ballën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu për çështjen e audiopërgjimit të Albert Veliut.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.