Balliu ‘gozhdon’ Vengun: KAYO, e përfshirë në afera korruptive
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka debatuar ashpër me ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu, gjatë seancës në Komisionin e Punëve të Brendshme, lidhur me kontratat e dhëna kompanive që lidhen me shoqërinë KAYO dhe Timak Defence.
Balliu ngriti pretendime për abuzime dhe afera korruptive, duke theksuar se këto kompani, sipas tij, përfitojnë nga kontratat fikse të qeverisë, ndërkohë që vlerësoi se veprimet e tyre janë në kundërshtim me interesin publik.
“Timak Defence është e pompuar nga qeveria dhe së bashku me KAYO kanë formuar strukturën që përfitojnë nga këto kontrata fiktime me qëllim për të vjedhur,” tha Balliu, duke shtuar më tej dyshime mbi vlerën e aksioneve të kompanisë: “Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve dhe bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për t’i dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive.”
Balliu përmendi dy tendera specifikë që, sipas tij, ilustrojnë këtë problem: një tender i dhënë më 3 nëntor 2025 për 4 milionë euro dhe tjetri më 28 tetor 2025 për 6 milionë euro, të cilat i kishte përfituar kompania Timak Defence. Deputeti theksoi se këto kontrata janë dhënë sipas një VKM-je të miratuar nga Belinda Balluku.
“Duke dëgjuar relacionin edhe Amerika do na kishte zili. Ju thoni që kemi kaluar mesataren e kërkuar nga NATO, ndërkohë që ajo është një mashtrim me shifra, sepse aty keni futur edhe emergjencat civile, ku vendet anëtare të NATO-s nuk e kanë në projektbuxhetin e mbrojtjes, e keni shtuar për të thënë se kapëm edhe këtë pikë.
Ju deklaruat për KAYO-n, zoti ministër, KAYO më shumë se një shoqëri që do na zgjidhë punë, duket një shoqëri që është e përfshirë në afëra korruptive. Unë po ju tregoj dy tendera që keni bërë për KAYO, njëra 4 milionë euro e bërë në datën 3.11.2025 dhe tjetra 28.10.2025 për 6 milionë euro. Shoqëria që ka marrë këtë është “Timak Defence”. Kjo kompani është e pompuar nga qeveria që bashkë me KAYO kanë krijuar këtë shoqëri që ju u jepni tenderin sipas VKM që ka dhënë Belinda Balluku.
Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive,” tha Balliu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



