E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balliu shpërthen për “Smart City”: Nuk është siguri, por survejim!
Lajme

Balliu shpërthen për “Smart City”: Nuk është siguri, por survejim!

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend nisi me një vendim që solli reagime të forta nga opozita. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me projektin “Smart City”, nuk është pranuar.

Duke sqaruar procedurën, Peleshi theksoi se në raste të tilla, kur deputeti nuk bie dakord me vendimin e kryetarit, çështja i kalon Kuvendit për votim të hapur dhe pa debat, sipas rregullores parlamentare.

Vendimi u pasua nga reagimi i deputetit demokrat Klevis Balliu, i cili kritikoi ashpër mungesën e kryeministrit në sallë dhe ngriti shqetësime për përmbajtjen e projektit “Smart City”.

Sipas tij, projekti nuk kufizohet vetëm në instalimin e kamerave për siguri, por synon ndërtimin e një sistemi të gjerë monitorimi, që mund të ndikojë edhe te të miturit.

“Është e disata interpelancë që Edi Rama vijon të mos jetë në këtë sallë. Besoj duhet t’i kujtoni që interpelancat nuk janë çështje qejfi, ai ka detyrim të paraqitet.

Çështja që e kemi thirrur është për Smart City, nuk po diskutojmë instalimin e disa kamerave. Mungesa e kryeministrit në sallë është politikisht e pajustifikueshme. Kryeministri ka detyrimin të vijë para Kuvendit dhe të japë llogari.

Sipas dokumentacionit, projekti Smart City parashikon instalimin e mbi 2000 kamerave, rreth 3800 kamera trupore për Policinë e Shtetit. Kemi të bëjmë me krijimin e një ekosistemi survejimi. Nuk është teknologji sigurie, por arkitekturë.

Sipas raportimeve, objektivi fillestar janë shkollat. Po ndërtohet një sistem monitorimi inteligjent që prek edhe të miturit.”, tha Balliu.

Debati për projektin “Smart City” pritet të vijojë edhe në seancat e ardhshme, ndërsa opozita kërkon më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria për këtë iniciativë,” u shpreh Klevis Balliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.