E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku Hap garën për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano: Dyfish më i thellë nga ai që kemi
Lajme

Balluku Hap garën për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano: Dyfish më i thellë nga ai që kemi

Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes për ndërtimin e portit të ri.

Në fjalën e saj, ministrja e Infrakstrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur ky është një moment i veçantë për infrastrukturën e vendit.

Ministrja theksoi se do ndërtojmë një port dyfish më të thellë nga ai që kemi sot në Durrës.

“Moment i veçantë për infrasktrukturën e vendit. E kemi quajtur port të shqiptarëve, se do të lidhë shqiptarët. Në bashkëpunim me NATO-n kemi bashkëpunuar për financim në këtë port. Me portin tregtar në Porto Romano do të kemi dy porte në Durrës de Vlorës, portet komeraciale dhe marinat detare. Do ndërtojmë një port dyfish më të thellë nga ai që kemi sot në Durrës. Terminal konteinerësh 3-fish më të madh”, u shpreh Balluku.

Ajo shtoi më tej se brenda vitit 2024 do të dorëzohen 3 projekte të reja.

“Do të dorëzojmë projektin e aeroportit të Vlorës, Unazën e Madhe të Tiranës dhe Tunelin e Murrizit”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.