Balluku lëvdata për 21 vite pranë Edi Ramës
Zv/Kryeministrja Balluku ka bërë një deklaratë mirënjohjeje për Edi Ramën.
Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkova skuadrës së kryeministrit Edi Rama.
Në një shënim publik, ajo kthehet pas në kohë për të kujtuar rrugëtimin politik dhe sfidat e dekadave të fundit.
“Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes”, shkruan ajo.
Balluku shprehet thellësisht mirënjohëse kryeministrit Rama për besimin dhe mundësinë për të vazhduar detyrën si pjesë e ekipit qeverisës:
“Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve”.
Në fund, ajo uron suksese të gjithë kolegëve dhe shpreson që secili të kontribuojë me më të mirën e tij në rrugëtimin sfidues të Shqipërisë drejt integrimit europian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



