E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku: Në fund të marsit aktivizohet Bursa Energjetike shqiptare
Politikë

Balluku: Në fund të marsit aktivizohet Bursa Energjetike shqiptare

Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një lajm për shqiptarët gjatë konferencës për energjinë.

Balluku e cilësoi këtë vit të shënuar, ndërsa njoftoi se në fund të muajit marsi do të aktivizohet Bursa Energjetike shqiptare.

“Ky është një vit i shënuar pasi unë duhet të them që marsi është muaji kur ne do të kthejmë operative dhe do të jetë tashmë një e re e shumëpritur, Bursën Energjetike Shqiptare. E kemi deklaruar disa herë si kohë dorëzimi, por gjithmonë ka pasur problematika pasi ne nuk punojmë vetëm, punojmë me partnerë dhe partnerët padyshim ndikohen nga krizat, nga problematikat dhe gjithçka tjetër, kështu që na është dashur ta shtyjmë disa herë afatin e dorëzimit, por të gjitha palët tashmë deklarojmë se fundi i marsit do të jetë data e shumëpritur e aktivizimit të Bursës Energjetike Shqiptare, ALPEX, e cila padyshim do të garantojë transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, sidomos sot më shumë se kurrë kur sektori privat po investon fuqishëm në kapacitetet fotovoltaike”, theksoi ministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.