E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku nxjerr nxënësit nga mësimi
Lajme

Balluku nxjerr nxënësit nga mësimi

Gazment Bardhi denocon  aktivitetet e Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar nëpërmjet një postimi në Facebook përdorimin e mësuesve dhe nxënësve për aktivitete politike të organizuara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në qytetin e Fierit.

Bardhi e ka quajtur këtë veprim një krim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e SPAK për të ndëshkuar veprimet e tilla që shkelin ligjin dhe etikën profesionale.

Sipas denoncimit të bërë nga mësues të shkollave të mesme në Fier, ata janë detyruar të braktisin mësimin dhe të shoqërojnë nxënësit e maturave në panairin e punës të organizuar nga Balluku. Kjo ka ndodhur për shkak të urdhrit të drejtorëve të shkollave për të ndërprerë mësimin qëndrim në orët 3 dhe 4 dhe për të marrë pjesë në aktivitetin e politikës.

“Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme, Belinda Balluku ka shpërndarë në Facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin dhe të shoqërojnë nxënësit në panair,” thuhet në denoncimin e publikuar nga Bardhi. Ata kanë shprehur shqetësimin se ndërprerja e mësimit për aktivitete politike është në kundërshtim me ligjin dhe shkel etikën profesionale të mësuesve.

Image

Në reagimin e tij, Bardhi thekson se ky është një akt i papranueshëm dhe kërkon që SPAK të marrë masa për të hetuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës për shfrytëzimin e mësuesve dhe nxënësve në këto aktivitete politike. Sipas tij, qytetarët e Fierit janë të shqetësuar dhe kërkojnë që drejtësia të veprojë për të parandaluar keqpërdorimet politike që po dëmtojnë sistemin arsimor dhe shoqërinë.

“Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?” ka shkruar Bardhi, duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për të siguruar një proces zgjedhor të ndershëm dhe të pacënueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.