Balluku, SPAK dhe Rama! Braçe i lë në dorë dopio 6-tën Kryeministrit
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar publikisht situatën e krijuar pas vendimit të SPAK për ta marrë të pandehur zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në procedurat e tenderimit.
Braçe theksoi se çdo vendim për shkarkimin ose jo të Ballukut i takon vetëm kryeministrit Edi Rama. Ai nënvizoi se statusi “e pandehur” nuk barazohet automatikisht me fajësi.
“Fakti që ndaj dikujt ngrihet një akuzë penale nuk do të thotë se është dënuar. Në këto raste politika duhet të tërhiqet dhe të mos ndërhyjë, sepse çdo koment a presion politik e bën procesin më të vështirë për drejtësinë,” u shpreh Braçe.
Deputeti theksoi se Partia Socialiste, sipas tij, ka vijuar gjithmonë të mbajë një distancë të qartë nga organet e hetimit, duke lënë çdo individ të përballet vetë me drejtësinë.
I pyetur për qëndrimin e Ballukut në detyrë, ai u shpreh prerë:
“Kjo është kompetencë e kryeministrit. Vetëm ai vendos për emërimin apo largimin e një ministri.”
Duke folur në emisionin “Kjo Javë” për ndikimin e kësaj situate në qeveri, Braçe shtoi:
“Një qeveri tronditet vetëm kur nuk funksionon. Mes nesh dhe drejtësisë duhet të ekzistojë një distancë e pastër, që nuk duhet kaluar.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



