E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku thirrje qytetarëve/ Duhet të kursejmë, mos lini dritat ndezur
Politikë

Balluku thirrje qytetarëve/ Duhet të kursejmë, mos lini dritat ndezur

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, ka bërë një thirrje për qytetarët, teksa ka folur për krizën energjetike dhe rritjen e çmimit për fashën mbi 800 kWh.

Ajo tha në emisionin “Now” të Erla Mëhillit se njerëzit sot duhet të ecin me parimin për të kursyer.

Sipas saj, rritja e çmimit të energjisë nuk lidhet me dëshirën për të arkëtuar më shumë para për OSHEE, por nevojën për të qenë më të kujdesshëm dhe për të mos lënë dritat ndezur

“Sot ka një parim; që duhet të kursejmë. Këtë po e thotë si qeveria gjermane, që nuk subvencionon çmimin, por e ka rritur me 20 për qind, si qeveria franceze. Nuk ka të bëjë me para, por me mungesën e sasive energjetike në treg. Nuk rritet çmimi se OSHEE i duhet disa para më shumë, por që njerëzit të kuptojnë se sot duhet të përdoret energji sa duhet. Është dekurajim për të lënë dritat khapur”, tha ministrja.

Do i vendosim gjoba edhe Bashkisë Tiranë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se do të ketë penalitete edhe ndaj Bashkisë Tiranë në rast të abuzimit me energjinë elektrike.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Balluku tregoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiakun Veliaj, por shtoi se Bashkia e Tiranës do penalizohet njësoj si të gjitha institucionet e tjera në rast shkeljesh.

“Kjo është bashkia e Tiranës që do të penalizohet si gjithë institucionet e tjera, nuk përjashtohet. Me Erionin jam gjithmonë në kontakt. vetëm në se bëjnë riparime duhet të mbajnë tensionin të ndezur se u nevojitet për të parë”, tha Balluku.

Teksa tha se të njëjtin komunikim kishte pasur edhe me kryebashkiaken e Durrësit për të njëjtën situatë, Balluku u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje nga institucionet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.