Balotazhi në Turqi/ Erdogan shumë pranë fitores kur janë numëruar mbi 95% e kutive të votimit
Pas mbylljes së votimeve për balotazhin në Turqi dhe nisjes zyrtarisht të numërimit, kanë dalë në dritë edhe rezultatet e para deri më tani.
Sipas raportimeve nga mediat turke, nga 95.24% të votave të numëruara deri më tani, Erdogan është përpara me 52.34%, ndërsa Kilindaroglu numëron 47.66% të votave.
Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



